22.7 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Përfundon pjesa e parë, Kosova rastet – Armenia golat e miqësores

- Advertisement -

Ka përfunduar pjesa e parë e miqësores mes Kosovës dhe Armenisë e cila po zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Pas 45 minutave të para, Kosova po mposhtet nga Armenia me rezultat 1:2, ku avantazhin e parë armenët e morën pas autogolit të Shaipit në minutën e 8-të të takimit.

“Dardanët” barazuan shifrat me supergolin e Lumbardh Dellovës, i cili realizoi në të 23-ën, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, Armenia kaloi sërish në epërsi me golin e bukur të Spertsyan.

Kosova pati edhe disa raste të mira shënimi, por që portieri armen ishte në krye të detyrës

Të ngjashme

Të fundit