Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në mes të Kosovës dhe Irlandës së Veriut.
“Dardanët” janë duke avancuar me rezultat 2-1 falë golave të Vedat Muriqit dhe Zymer Bytyqit.
Për irlandezët shënoi Lavery në minutën e fundit të pjesës së parë.
Pjesa e parë u dominua totalisht nga Kosova e cila ishte shumë herë më kërkuese brenda 45 minutave.
Ka mbetur edhe pjesa e dytë për ta dhënë epilogun e ndeshjes.