Home Lajme Përfundon numërimi në Prishtinë, rënie e ndjeshme e VV-së krahasuar me vitin 2021, LDK dhe PDK rriten

Përfundon numërimi në Prishtinë, rënie e ndjeshme e VV-së krahasuar me vitin 2021, LDK dhe PDK rriten

0
Përfundon numërimi në Prishtinë, rënie e ndjeshme e VV-së krahasuar me vitin 2021, LDK dhe PDK rriten

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Prishtinë, ku Lëvizja Vetëvendosje del e para me 46.91 për qind, apo 54 mijë e 696 vota. Mirëpo, krahasur me zgjedhjet e vitit 2021, kjo parti del të ketë rënie të ndjeshme, 18.22 për qind krahasuar me vitin 2021, që kishte ,marrë 65.13 për qind.

Rritje në këto zgjedhje kanë shënuar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Krahasuar me vitin 2021 ku LDK kishte dalë e dyta me 16.27 për qind të votave, kjo parti e cila edhe në këto zgjedhje mban pozitën e njëjtë në këtë komunë, ka shënuar rritje prej 9.36 për qind, duke marrë 25.63 për qind të votave.

Në vend të tretë del të jetë PDK-ja me 18.29 për qind, ku krahasuar me vitin 2021 ka një rritje prej 6.55 për qind.

Exit mobile version