-2.5 C
New York
Monday, January 5, 2026

Buy now

Përfundon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit në 40 vendvotime të përfaqësive diplomatike.
Votimi u zhvillua në 29 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme. Nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165, apo 84.24%.

Po ashtu, gjatë ditës së shtunë, në QNR ka filluar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës që deri më tani janë sjellë në Kosovë.

Ditë më parë, nga dy kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, Berlin dhe Bernë, janë tërhequr më shumë se 28,500 pako me fletëvotime, të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së, bëhet e ditur në njoftim.

Nga më shumë se 28,000 pako të pranuara, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar mbi 950. Arsyeja kryesore e refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit të votuesit në pakon me fletëvotim.

Në procesin e numërimit do të përfshihen 27,600 zarfe të supozuara me fletëvotime, bëhet e ditur në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit