3.7 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Përfundon numërimi i votave në Drenas, Gjoshi: Faleminderit nga Zemra, Drenicë

- Advertisement -

Në Drenas ka përfunduar numrimi i votave dhe tashmë janë bërë publike votat e kandidatëve. Betim Gjoshi, një nga kandidatët e PDK që vjen nga kjo komunë, ka falënderuar drenicakët për numrin e madh të votave, që ja kanë dhënē, duke qenë një nga kandidatë më të votuar në këtë komunë, raporton Scanner.

“Nga Carraleva në Radishevë, në çdo kënd të krenarisë së Drenicës, më keni nderuar me mbi 7,000 vota dhe më keni bërë të ndihem me fat që jam biri i kësaj toke të shenjtë”, ka shkruar Gjoshi, në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Faleminderit nga Zemra, Drenicë!

Të dashur qytetarë të Drenicës,

Nuk ka fjalë të mjaftueshme për ta përshkruar mirënjohjen dhe nderin që ndiej për besimin tuaj.
Nga Carraleva në Radishevë, në çdo kënd të krenarisë së Drenicës, më keni nderuar me mbi 7,000 vota dhe më keni bërë të ndihem me fat që jam biri i kësaj toke të shenjtë.

Kjo përkrahje është shumë më shumë se një numër – është një amanet, një përgjegjësi e madhe që e mbaj në shpirt dhe që do të më udhëheqë në çdo hap të rrugëtimit tim.
Ju më dhatë besimin tuaj dhe unë do të punoj me gjithë fuqinë, përkushtimin dhe nderin që ta shpërblej këtë mbështetje me punë të ndershme dhe të palodhshme.

Drenica gjithmonë është dëshmuar! Në ditët më të vështira dhe në momentet më të rëndësishme për kombin tonë, Drenica ka qenë në ballë të sakrificës dhe krenarisë. Sot, ju dëshmuat edhe një herë se besoni në vizionin tonë, në rrugën tonë dhe në forcën e bashkimit.

Për këtë besim, për çdo votë dhe për çdo mbështetje, unë ju jam mirënjohës përjetësisht!
Drenica është dhe do të mbetet zemra ime, forca ime dhe frymëzimi im për të ecur përpara!

Me respekt dhe përulësi,
Betim Gjoshi
50-shi i PDK-së

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit