-2.6 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Peja mposht Trepçën dhe ngushton serinë gjysmëfinale

- Advertisement -

Peja ka shënuar fitore ndaj Trepçës në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale të “Play-off”-it. Mitrovicasit tani udhëheqin me 2:1, teksa skuadra që shënon tri fitore kalon në finalen e madhe.

Ndeshja e zhvilluar në “Karagaçi” dhuroi spektakël deri në fundin e ndeshjes, ku pastaj situata u tensionua.

26 sekonda para fundit të ndeshjes, ekipi mitrovicas u largua nga palestra pasi u ankuan në mungesë të sigurisë.

Situata eskaloi pastaj edhe më shumë, pasi filloi një përplasje mes tifozëve.

Ndeshja u ndërpre për një kohë, derisa u larguan të gjithë tifozët nga palestra. Pas zbrazjes së “Karagaçit”, ekipi i Trepçës u rikthye dhe loja vazhdoi aty ku kishte mbetur.

Peja në fund fitoi me rezultatin 72:66. Edhe ndeshja e radhës do të zhvillohet në këtë vend, të enjten.

Te Peja u dalluan Calvin Godfray me 15 pikë e 15 kërcime dhe Darius Washington me 19 pikë e pesë asistime, kurse te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi dhe Rodney Purvis me nga 15 pikë. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit