Ulpiana dhe Llapi kanë barazuar në ndeshjen miqësore të zhvilluar të martën pasdite (sot).
Sfida mes dy skuadrave kosovare e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan u mbyll 1:1.
Fidan Gerbeshi realizoi golin për vendasit, ndërkaq për llapjanët shënoi Erjon Morina.
Kjo ndeshje kontrolluese vjen vetëm pak ditë nga fillimi i stinorit pranveror në futbollin e Kosovës.
Llapi pak ditë më parë është rikthyer në Antalia e Turqisë, atje ku qëndroi për disa ditë për të kryer fazën përgatitore./