3.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Përfundon konferenca e drejtorëve të policive Evropiane, nënshkruhet deklaratë e përbashkët

- Advertisement -

Dje ka përfunduar konferenca e 42-të, e drejtorëve të policive të 26 kryeqyteteve Evropiane, të cilat u pritën nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmjet një postimi në Facebook, ku është shtuar se konferenca disa ditore ka rezultuar mjaft e suksesshme, me nënshkrimin  edhe të deklaratës së përbashkët nga shtetet pjesëmarrëse.

Postimi i plotë:

Drejtorët e policive të 26 kryeqyteteve Evropiane moren pjesë në konferencën e 42-të e cila u mbajt në Prishtinë

Prishtinë, 29 tetor 2022

Përfundoi dje konferenca e 42-të, e drejtorëve të policive të 26 kryeqyteteve  Evropiane, të cilat u pritën nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës.

Konferenca disa ditore ka rezultuar mjaft e suksesëshme, me nënshkrimin edhe të deklaratës së përbashkët nga shtetet pjesëmarrëse,  prej dhjetë pikash të nxjerra nga temat e trajtuara dhe diskutimet e zhvilluara përgjatë gjithë konferencës.

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës, falënderoi të gjitha vendet pjesëmarrëse për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në konferencë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=412472394426358&id=100069908031425

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit