Qerim Qerimi nga Fakulteti Juridik tha se synim do ta kenë edhe rishikimin e statuti dhe bashkëpunimin me studentët.
Ai më tej tha se rastet e plagjiaturave mund t’i zgjidhin përmes ndërhyrjes së profesorëve ndërkombëtar.
“Synim do ta kem sigurimin përvojës me studente, forcimi dhe mbështetja e kapaciteve administrative, identifikimin e nevojave për burime duke përfshirë partneritetin me biznese”.
“Në statut ka nevojë për përcaktime më precize. Do të inicioj krijimin e një grupi punues për rishikimin e statutit. Rastet e plagjiaturave mund t’i zgjidhim përmes ndërhyrjes së profesorëve ndërkombëtar”.
Edhe Sefer Avdiaj nga Fakulteti i Shkencave Matematikë Natyrore, foli për parandalimin e plagjiaturës, duke thënë se çdo temë duhet të analizohet para se të publikohet.
“Misioni im është që universiteti e ka për qëllim krijimi e dijes. E para është digjitalizimi i shërbimeve. Për mua njëri prej problemeve është humbja e doktoratës”.
“Për këtë arsye kam menduar që të krijohet një shkollë e doktoratës. Duhet t’i kushtojmë rëndësi, por ta parandalojmë plagjiaturën që çdo temë të analizohet para se të publikohet”.
Për këtë pozitë kanë aplikuar: Sefer Avdijaj nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), But Dedaj nga Fakulteti Ekonomik, Ermir Rugova nga FSHMN, Qerim Qerimi nga Fakulteti Juridik, Sali Salihu nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Ilir Tolaj nga Fakulteti Mjekësisë.
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës kishte emëruar si ushtruese të detyrës së rektorit, Luljeta Plakolli-Kasumin, profesoreshë në Fakultetin Juridik.
Konkursi ishte shpallur pasi më 21 tetor 2022, ish-rektori Naser Sahiti ishte shkarkuar nga Këshilli Drejtues i UP-së, me arsyetimin se kishte treguar performancë të dobët dhe mospërmbushje të detyrave të menaxhmentit të lartë sipas përcaktimeve të ligjeve dhe Statutit në fuqi