Sot është përmbyllur edhe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, i cili u zhvillua një muaj pas raundit të parë që u mbajt me 12 tetor.
Tashmë, qytetarët e vendit kanë vendosur për udhëheqësit komunalë që do t’i kenë për katër vitet e ardhshme.
Përderisa me 12 tetor gara përfundoi në disa komuna, rasti i njëjti s’ishte edhe në disa të tjera. Në fakt, për në raundin e dytë mbetën plot 18 komuna, qytetarët e të cilave iu drejtuan kutive të votimit edhe një herë.
Nga këto zgjedhje, duket se skena politike në nivel lokal është e balancuar.
Kjo pasi që, Vetëvendosja ka shtatë komuna të cilat do t’i udhëheq, përfshirë këtu: Mitrovicën e Jugut, Obiliqin, Gjilanin, Fushë Kosovën, Podujevën, Shtimen e Kamenicën.
Numër të njëjtë të komunave ka edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila do të udhëheq në komuna si: Prishtina, Peja, Istogu, Vitia, Juniku, Dragash, Lipjan.
Gjashtë komuna nën udhëheqjen e saj do t’i ketë Partia Demokratike e Kosovës: Vushtrria, Prizreni, Ferizaj, Hani i Elezit, Kaçaniku dhe Skenderaj.
Në anën tjetër, më pak komuna ka Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila do të udhëheq në komunat: Klinë, Gjakovë, Rahovec, Suharekë dhe Deçan.
Në hartën komunale, ka edhe raste të tilla si NISMA ku do të udhëheqë vetëm në Malishevë. KDTP në Mamushë.
Kurse Drenasi, do të udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci.
Përveç këtyre, Lista Srpska nën udhëheqjen e saj do të ketë plotë 10 komuna.







