6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Përfundon debati për dialogun, opozita dhe pozita me qëndrime të kundërta për planin evropian

- Advertisement -

Ka përfunduar pas orës 2:00  debati parlamentar për dialogun me Serbinë dhe planin evropian, i cili është dakorduar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq nq takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

Ky debat parlamentar është përcjellë me akuza dhe kundërakuza mes pozitës dhe opozitës.

Derisa kryeministri Kurti është munduar ta paraqes planin evropian si të mirë për Kosovën, opozita ka akuzuar kryeministrin se ka bërë lëshime të cilat do t’i kushtojnë Kosovës në të ardhmen, raporton Scanner”.

As në këtë seancë nuk kanë munguar akuzat për qeveritë e kaluara, nga deputetë e pushtetit, sidomos për Asociacionin.

Edhe pse në planin evropian gjendet ky asociacion, Kurti në një moment ka thënë se “Zajednica nuk kalon”.

Pas kësaj deklarate mbetet të shihet nëse Kurti do ta nënshkruajë planin evropian në takimin e radhës, i cili do të mbahet më 18 mars në Maqedoninë së Veriut. /Scanner/

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit