Kryeziu ka se target kanë qenë 46 persona dhe se 39 janë arrestuar.
“Në aksionin e sotëm i kemi pas target 46 persona fizik. Aksioni ka përfunduar me 39 persona të arrestuar, për të cilat Prokuroria ka lëshuar vendim për ndalim”, ka deklaruar Kryeziu në një konferencë për medie.
Ai ka thënë se aksioni është shtrirë në gjithë Kosovën dhe se janë sekuestruar para të gatshme, ari, orë të ndryshme dhe armë.
“Aksioni i sotëm ka përfshirë gjithë territorin e Kosovës, nga Prishtina në Prizren… Nuk ka pasur regjion që s’ka pasur bastisje, kontroll dhe arrestime lidhur me këto keqpërdorime”.
“47 personave, në mesin e tyre një person juridik. Fjala është për keqpërdorimet në BKS. Cak i hetimeve ne mesin e hetimeve janë ish-drejtori ekzekutiv i BKS-së dhe ish-drejtori i Departamentit të Financave të BKS-së, duke keqpërdorur autorizimet që i janë besuar nga BKS-ja ju kanë mundësuar personave te ndryshëm dhe vetvetes të bartin transaksione të ndryshme ku kanë arritur përfitime të mëdha për vete dhe i kane shkaktuar dem BKS-së. Kane keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe kanë përpiluar dokumente të falsifikuara të cilat në kemi vlerësuar që ato i kane përdorur të mirëqena dhe i kanë shkaktuar dem BKS-së prej 1 milion e 43 mijë euro”.
“Kemi arritur te sigurojmë 166 transaksione të ndryshme në mesin e tyre 25 transaksione kanë të bëjnë me 12 persona me të cilët kanë arritur ujdi fiktive jashtëgjyqësore, kinse për përfaqësim si të autorizuar të personave që më herët kanë pasur aksidente në komunikacion. Edhe transaksione tjera të persona të ndryshëm pa asnjë dokument dhe kane bartur shuma të ndryshme, me e larta ka qenë 68 mijë euro, me e vogla 6 mijë e 800 euro”, ka thënë Kryeziu.






