Dita e diel ishte afati i fundit kur qytetarët kishin kohë ta paguanin këstin e parë për tatimin në pronë për vitin 2023.
Lajmin për këtë e kanë dhënë vetë Ministria e Financave në rrjetin social, Facebook.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se bazuar në Ligjin për Tatimin në Pronë, pagesa e tatimit në pronë mund të bëhet në dy këste. Afati për pagesën e këstit të parë është 30 prilli, ndërsa për këstin e dytë është fundi i muajit shtator. Ne si Qeveri veç se e kemi dërguar në Kuvend Projektligjin e ri për Tatimin në Pronë, i cili përmes një dispozite kalimtare mundëson faljen e deri në 100 euro të faturave për vitin 2023”, thuhet nw njoftimin e ministrisw.
Por ky shpjegim i ministrisë, sipas kryetarit të asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimit nuk ka qenë shumë i qartë.
Madje, drejtori i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi po e kundërshton propozimin që të iu falen qytetarëve nga 100 euro.
Ani pse një pjesë e tyre e kanë kryer këtë obligim, qytetarët po ankohen për rritjen e çmimit të tatimit.
Por ka edhe prej tyre të cilët ende nuk i kanë përfunduar obligimin ndaj shtetit.
Kritika për rritjen tatimit në pronë ka edhe ekonomisti, Mustafë Kadrijaj.
Në bazë të Projektligjin për ndryshimin dhe për tatimin në pronën e paluajtshme secilit tatimpagues i falen deri në 100 euro të faturës së tatimit në pronë për vitin tatimor 2023.
Vendimi për faljen e tatimit në pronë, sipas projektligjit në fjalë, merret nga Kuvendi Komunal i çdo komune, më së largu 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Projektligji është miratuar më 31 mars në Qeverinë e Kosovës dhe është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, megjithatë për miratimin final të projektligjit janë edhe disa faza për t’u kaluar në institucionin legjislativ.