Studentët, të cilët kanë bllokuar punën e fakultetit për gati një muaj, kanë paralajmëruar protestë në sheshin Slavija në Beograd sot në orën 16:00 dhe kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen atje. Ardhjen në protestë e kanë paralajmëruar edhe aktoret dhe fermerët.
Studentët e disa fakulteteve bllokuan bulevardin Kralja Aleksandra pranë kishës së Shën Markut.
Studentët bajtën pankarta ku shkruhet “Liri”, “Të gjithë në grevë” dhe thërrasin “SNS mafia”.
Protesta ishte jashtëzakonisht e madhe, ku u kërkua edhe largimi i Vuçiqit nga pushteti.