Janë publikuar fotografi nga takimi i delegacioneve amerikane dhe ruse në Arabinë Saudite, ku u zhvilluan negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Këshilltari i politikës së jashtme të Rusisë, Yuri Ushakov, tha se diskutimet shkuan mirë dhe se kishte një “bisedë serioze për të gjitha çështjet”, sipas mediave ruse Interfax dhe Tass, raporton Reuters.
Ai tha gjithashtu palët diskutuan edhe për aranzhimin e një samiti Trump-Putin, megjithëse theksoi se nuk kishte gjasa që samiti të ndodhte javën e ardhshme.
Delegacionet u kryesuan nga ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio.
Ukraina shprehu pakënaqësinë që nuk u ftua në bisedime