25.6 C
New York
Tuesday, September 30, 2025

Buy now

Përfundoi seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Prokuroria merr nesër në pyetje dëshmitarin Covey

- Advertisement -

 Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka përfunduar seanca e së martës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seanca përfundoi me përfundimin e pyetjeve për dëshmitarin James Peter Covey nga pala thirrëse e që është mbrojtja e Hashim Thaçit, e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq.

Pasi përfundoi pyetjet mbrojtja e Thaçit, tri ekipet tjera mbrojtëse njoftuan se nuk kanë pyetje për këtë dëshmitar.

Ndërsa, ashtu siç u vendos në fillim të kësaj seance, Prokuroria do të fillojë me kundërpyetjet e veta për këtë dëshmitar gjatë ditës së nesërme.

Ndërsa, për të diskutuar për një çështje, seanca kaloi në sesion privat për publikun për disa minuta.

Të ngjashme

Të fundit