24.4 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

Përfundoi në spital pasi ndoqi këshillën mjekësore të ChatGPT-së

- Advertisement -

Një artikull i ri ka paralajmëruar kundër përdorimit të Inteligjenës Artificiale për këshilla shëndetësore, pasi një 60-vjeçar u hospitalizua pasi ndoqi këshillën e ChatGPT-së.

Sipas artikullit, të publikuar në revistën Annals of Internal Medicine, pacienti, i shqetësuar nga efekti i kripës, kishte pyetur chatbot-in për një zëvendësues të klorurit dhe kishte filluar të konsumonte bromid natriumi për tre muaj, një substancë dikur e përdorur si qetësues.

Ai përfundoi në spital me simptoma të bromizmit, përfshirë akne në fytyrë, pagjumësi dhe paranojë.

Autorët thanë se IA-ja mund të përçojë informacione të dekontekstualizuara dhe theksuan se një profesionist shëndetësor nuk do të rekomandonte kurrë një zëvendësim të tillë.

Ata shtuan se mjekët duhet të marrin parasysh ndikimin e IA-së kur analizojnë burimet e informacionit të pacientëve.

Ngjarja ndodhi para prezantimit të modelit të ri GPT-5, i cili tani pretendohet se është më i kujdesshëm në trajtimin e temave shëndetësore.

Vetë OpenAI thekson kompania që zotëron ChatGPT-në, nuk duhet të përdoret për diagnostikim apo trajtim.

Të ngjashme

Të fundit