Ylli australian i “OnlyFans”, Annie Knigh, ka bërë së fundmi një reagim të ashpër në rrjetet sociale për sistemin shëndetësore. 27-vjeçarja ka denoncuar shpërfilljen e vazhdueshme nga ana e mjekëve lidhur me shqetësimet e saj serioze shëndetësore.
Annie, e njohur gjerësisht si ‘gruaja më seksualisht aktive e Australisë, u shtrua në spital pas një sfide virale ku ajo pretendon se ka kryer marrëdhënie me 583 burra brenda një dite.
Knigh ka bërë një postim në rrjetet e saj sociale, ku zbulon se prej 5 muajsh po përjeton gjakderdhje të vazhdueshme dhe dhimbje të forta. Sipas modeles, specialistët vazhdojnë të minimizojnë gjendjen e saj.
“Një nga gjërat që më ka tronditur më shumë gjatë gjithë kësaj periudhe është sa shpejt mjekët e shpërfillin shëndetin e grave. Jam lodhur duke qarë, duke kërkuar ndihmë dhe duke mos u dëgjuar”, tha e reja.
Në postimin e saj, 27-vjeçarja thekson se simptomat e saj kishin nisur shumë kohë përpara se të vendosej DIU-ja (spiralja), një pajisje kontraceptive, e cila nuk i ka lehtësuar dhimbjet.
Ajo tha se kishte kërkuar ndihmë urgjente pas vendosjes së saj, por gjithçka iu interpretua si efekt anësor i zakonshëm, ndonëse simptomat kishin qenë të pranishme më parë.