0.8 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Përfshihet nga zjarri trageti me 300 persona në brigjet e Suedisë

- Advertisement -

Një traget me 300 persona është përfshirë nga zjarri në brigjet e Suedisë. Autoritetet portuale njoftojnë se është duke u zhvilluar operacioni i shpëtimit.

“Një zjarr ka shpërthyer në garazh”,  i tha AFP Jonas Franzen, zëdhënës i autoriteteve portuale suedeze, duke shtuar se tre helikopterë dhe shtatë varka ishin dërguar në vendngjarje dhe se ka filluar evakuimi i tragetit.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar dhe nuk dihen shkaqet e zjarrit. “Zjarri është nën kontroll”, i tha AFP një tjetër zëdhënëse, Lisa Mjorning.

Trageti “Stena Scandica”, ndodhej në ishullin Gotska Sandon, në juglindje të Suedisë. /abcnews.al/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit