16.8 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Përfshihet nga zjarri dhoma e ndalimit në stacionin policor në Pejë, lëndohet një person

- Advertisement -

Një person është lënduar si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një dhomë të ndalimit në  Stacionin Policor të Pejës.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë rajonale të këtij qyteti, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 07:20, në Stacionin Policor në Pejë, është përfshirë nga zjarri një dhomë e ndalimit, si pasojë e këtij rasti një person ka pësuar lendime te lehta trupore i njejti është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa zjarri është shuar nga njësia e zjarrëfiksëve”

“ Për informata të tjera njoftoheni me kohë”, tha ai,  njofton Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit