Një lokal në Durrës në pronësi të babait të këngëtarit të njohur Noizy është përfshirë nga flakët.
Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale, por deri më tani sipas burimeve pista kryesore e hetimeve është zjarrvënia e qëllimshme.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.