14.3 C
New York
Tuesday, December 17, 2024

Buy now

Përfshihen edhe Princ Harry dhe Meghan Markle| Katy Perry zbulon traditën e ëmbël të Krishtlindjes që ajo bën për fqinjët

- Advertisement -

Katy Perry ka zbuluar traditën e ëmbël të Krishtlindjes që ndan me të fejuarin e saj, Orlando Bloom, çdo vit.

Këngëtarja e famshme doli në skenë të mërkurën mbrëma për xhirimet e koncertit të saj special në ITV, “Night of a Lifetime”, ku i tregoi audiencës plane te saj në prag të Krishtlindjes.

40-vjeçarja zbuloi se si do të vishej si The Grinch një ditë para 25 dhjetorit dhe do t’u këndonte fqinjëve të saj. Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle, jetojnë pranë këngëtares dhe partnerit të saj aktor në Montecito, Kaliforni.

“Ne do të jemi në shtëpi në Amerikës dhe në fakt do të bëjmë diçka që bëjmë çdo vit. Ne marrim me qira një karrocë dhe vishemi. Ka drita në karrocë dhe shkojmë te të gjithë fqinjët në qytetin tim të lindjes dhe shohim dritat e tyre”, tha Katy përmes “The Sun”.

“Ndonjëherë ka kakao të nxehtë dhe unë jam veshur si The Grinch. Do të jetë super argëtuese. Ne shkojmë të këndojmë. Ne do të shkojmë dhe do të trokasim në dyert e njerëzve dhe do të bëjmë disa këngë”, tha ylli i muzikës pop.

Këngëtarja dhe aktori britanik janë fqinjë të ngushtë të Harry-t dhe Meghan-it dhe çiftet janë bërë miq.

Dyshja thuhet se ishin mes të ftuarve në festën e ditëlindjes së tretë të vajzës së Dukës dhe Dukeshës, Princeshës Lilibet, në rezidencën e tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit