-2.1 C
New York
Sunday, January 5, 2025

Buy now

Performoi 13 minuta, ja shifra marramendëse që mori Beyonce në…

- Advertisement -

Më 25 dhjetor, gjatë lojës së NFL-së mes Baltimore Ravens dhe Houston Texans, Beyonce dha një shfaqje të paharrueshme muzikore që tërhoqi vëmendjen e miliona shikuesve globalë, përfshirë transmetimin në “Netflix”.

Mediat e huaja shkruajnë se performanca e saj në stadiumin NRG të Houston, vendlindjen e saj, ishte pjesë e një shfaqje të madhe që zgjati rreth 13 minuta, ku ajo u shoqërua nga Shaboozey, Post Malone dhe vajza e saj, Blue Ivy.

Sipas raportimeve nga “Daily Mail”, Beyonce ka fituar rreth 20 milionë dollarë për këtë performancë, që përfshin si honorarin për shfaqjen, ashtu edhe për marrëveshjet e mediave sociale gjatë transmetimit të lojës.

Kjo shumë mund të jetë pjesë e një kontrate më të gjerë që ajo ka lidhur me “Netflix”, e cila përbëhet nga tri pjesë. Pjesa e parë e marrëveshjes ishte dokumentari i vitit 2019 për performancën e saj në Coachella, për të cilin ajo gjithashtu fitoi 20 milionë dollarë.

Pjesa e dytë ishte performanca gjatë pushimit të lojës NFL, ndërsa pjesa e tretë, e cila ende nuk është publikuar, mund të vlerësohet gjithashtu në rreth 20 milionë dollarë.

Ky ishte momenti i parë kur Beyonce performoi pas akuzave që ranë mbi bashkëshortin e saj, Jay-Z, gjatë hetimeve për ngjarje të ndodhura në festat e Sean ‘Diddy’ Combs.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit