Rita Ora e gjen gjithmonë një mënyrë për të qenë në qendër të vëmendjes. Me këtë veshje transparente tepër provokuese, ajo u shfaq në një klub nate në Londër, ku performoi për të parën herë “Live” hitin e saj më të ri “You Only Love Me”.
Performanca e saj është komentuar gjerësisht jo vetëm në rrjetet sociale por edhe në mediat rozë. Suplementi i famshëm Page Six, shkruan se Rita Ora nuk heq dorë nga stili i saj edhe pse tani është një grua e martuar.
32-vjeçarja shqiptare publikoi të premten, hitin e saj më të ri, i pari “Singëll” që prej 2020-ës.