Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, i ka reaguar ashpër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për përforcimin e partneritetit të Serbisë me NATO-n.
Haradinaj ka shkruar se kjo do të thotë të inkurajosh armiqësinë e Serbisë me Ballkanin Perëndimor, transmeton lajmi.net.
“Diskutimi i “përforcimit të partneritetit” midis Serbisë dhe NATO-s pas agresionit paraushtarak të Banjskës (të planifikuar dhe ekzekutuar nga aparati shtetëror serb) praktikisht do të thotë të inkurajosh armiqësinë e Serbisë (lexo: Rusisë) ndaj të gjithë Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Haradinaj në platformën “X”.