Uji i kokosit përmban antioksidantë dhe minerale të quajtura elektrolite që mbështesin hidratimin.
Gjithashtu mund të ketë përfitime për performancën e ushtrimeve, presionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe shëndetin e kockave.
Uji i kokosit është lëngu që gjendet natyrshëm në kokosit e rinj ( Cocos nucifera).
Uji i kokosit është i ulët në kalori, por jep sasi të vogla të elektroliteve hidratuese. Ndryshe nga qumështi i kokosit, i cili është i pasur me yndyra të ngopura, uji i kokosit është pa yndyrë.
Siç shkruan Health.com, transmeton Klankosov.tv, një filxhan, me ujë kokosi të pa ëmbëlsuar ofron:
Kalori: 43.2, Yndyra: 0 gram (g), Natriumi: 62.4 miligramë (mg), Karbohidratet: 10.16 g, Fibra: 0 g, Sheqerna të shtuar: 0 g, Proteina: 0.528 g.