13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Përfitimet nga qumështi i bletëve

- Advertisement -

Qumështi i bletëve cilësohet si një nga ushqimet me përfitime të mëdha shëndetësore, kjo pasi përmban ujë, lëndë minerale, yndyra, proteina, karbohidrate, vitamina etj.

Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides.

Ai është një pastrues për organizmin nga toksinat. Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut.

Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se qumështi i bletës ka disa përbërje të veçanta që ndihmon në rritjen e fëmijëve, sidomos tek ata që kanë probleme me zhvillimin.

Përbërja ndikon edhe në zhvillimin e organeve, bashkë me trupin.

Sa i përket përdorimit shkencëtarët këshillojnë që qumështi i bletës të mos konsumohet gjatë gjithë kohës, por në intervale javore dhe veçanërisht jo pa këshillën e mjekëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit