16.8 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Përfaqësuesit e veteranëve priten në Parlamentin Evropian nga Mandl, ia paraqesin shqetësimet për Specialen

- Advertisement -

Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë takuar në ambientet e Parlamentit Evropian në Strasburg me eurodeputetin Lukas Mandl.

Përfaqësuesit e kësaj organizate ia kanë paraqitur eurodeputetit austriak shqetësimet lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale, transmeton Klankosova.tv.

“Përfaqësuesit e OVL UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Gazmend Syla, paraqitën me seriozitet shqetësimet tona lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale, duke theksuar domosdoshmërinë e mbrojtjes së dinjitetit të luftës sonë çlirimtare dhe të vlerave mbi të cilat është ngritur liria e Kosovës”.

“Z. Mandl i dëgjoi me vëmendje dhe mirëkuptim qëndrimet tona, për çka e falënderojmë sinqerisht. E lutem qe ta përcjellë këtë mesazh tek kolegët e tij në Parlamentin Evropian dhe në institucionet përkatëse të shtetit të tij, duke i dhënë kështu zë dhe mbështetje kauzës sonë të drejtë”, thuhet në njoftimin e organizatës së veteranëve, transmeton Klankosova.tv.

Poashtu në njoftim thuhet se “takimi përbën një hap domethënës në kuadër të përpjekjeve për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar dhe për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme në mbrojtje të së vërtetës dhe drejtësisë”, transmeton Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit