16 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Përfaqësuesit e PDK-së takojnë Ali Ahmetin, Talat Xhaferin e Artan Grubin: Janë optimistë për Kosovën

- Advertisement -

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se sot një delegacion i përfaqësuesve politikë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ka bashkëbiseduar me përfaqësues të PDK-së, përfshirë kryetarin e partisë, Memli Krasniqi.

Sipas Lladrovcit, Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Artan Grubi e të tjerë përfaqësues, janë shprehur optimistë për Kosovën, duke u bazuar në përvojat e tyre në të kaluarën.

“Bashkëbisedim i përzemërt mes shokësh, për çështjet që po kalon rajoni, Kosova dhe pritshmëritë tona në këto ditë delikate. Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë, Talatin, Artanin, Arbrin, Besnikun, Fatonin, Jetonin, Bajramin e Beratin, në diskutim me Memli Krasniqin dhe Uran Ismailin, theksuan se janë optimist për Kosovën, duke cekur përvojat e kaluara”, ka shkruar Lladrovci.

Lladrovci ka theksuar se çështja e Kosovës është çështje me interes më të madh se sa mendohet.

“Prandaj, edhe përkrahja jashtë Kosovës është e madhe dhe do zgjidhur një herë e përgjithmonë. Kosova është gjaku ynë që nuk falet!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit