14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së i pakënaqur me rritjen e pensionin prej 20%

- Advertisement -

Emin Lati përfaqësues i OVL e UÇK-së në Skenderaj e ka vlerësuar të pamjaftueshme rritjen prej 20 përqind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, që do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2025.

Ai ka thënë se ky vendim është “qesharak”.

Lati në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka thënë se Qeverisë do duhej ti vinte marre për këtë vendim, ku bashkë me Listën Serbe dhe Milan Radoiçiqin i kanë largu nga paga minimale.

“Vendim qesharak, 20 përqind asnjë tabletë kokrra nuk i bije me atë rritje sa i përket veteranëve. Marre ka ba kjo qeveri me këtë kategori dhe gjitha të tjerat. Këtë e ka bë për punë fushate. Ma mirë u kanë hiq se sa me mashtru ketë kategori të veteranëve të luftës, sepse nga fillimi na ka rrejt, nuk e di qysh si ka ardhë marre me ba këtë rritje, kurse nga ka largu me Radoiçin nga paga minimale”, ka thënë Lati.

Ai ka thënë se pritjet e tyre kanë qenë që pensioni të jetë aq sa paga minimale.

Qeveria Kurti ka vendosur që të i rrisë për 20% pensionet. Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka thënë se kjo rritje do të jetë prej tetorit për pensionin bazik të moshës dhe kategoritë e tjera ndërsa nga janari do të ketë rritje për pensionet e përcaktuar me ligj për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave të dhunës seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit