Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se ky sulm ka targetuar infrastrukturën kritike të Kosovës, teksa e ka quajtur të papranueshëm.
Më tej po ashtu ka folur dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Ambasadori Aivo Orav për sulmin i cili ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, ku është shprehur se BE-ja dënon sulmin të ndodhur në Zubin-Potok.
“MirëmëngjesI. Thjesht, siç tha kolegu im amerikan, patëm një takim me kryeministrin Kurti. Kryeministri ynë ka pasur rastin të na informonte për zhvillimet të premten në mbrëmje. Pra, nga ana e Bashkimit Evropian, Përfaqësuesi i lartë Borrell ka bërë një deklaratë me zë të lartë dhe të qartë, dhe nuk do ta përsëris, sepse ishte shumë në media tashmë ”, është shprehur ai.