“Marshojmë për drejtësi” e organizuar nga Platforma “Liria ka emër”, ka sensibilizuar për pjesëmarrje qytetarët nga e gjithë Kosova dhe më gjerë, partitë politike, bashkësitë fetare, OJQ-të dhe organizatat e ndryshme, klubet sportive e personalitete të njohura publike.
Në “Marshin për drejtësi”, kanë marrë pjesë edhe deputetja e komunitetit boshnjak, Duda balje dhe kryetari i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli.
“Marshojmë për drejtësi”, ishte marsh shembullor i solidaritetit që u mbajt në Prishtinë, një ditë para se të fillojë gjykimi në Hagë, kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve.