-3.4 C
New York
Tuesday, February 24, 2026

Buy now

Përfaqësoi Kosovën në OKB me beretën e UÇK-së, ‘kallet’ Serbia (VIDEO)

- Advertisement -

Ambasadorja e vullnetit të mirë, Elvana Shala ka folur për paraqitjen e saj në konferencën e OKB-së me beretën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në emisionin “Kosova Today”, ajo tha se paraqitja e saj iu kushtua Ditës së Pavarësisë, njëkohësisht edhe marshit “Drejtësi, jo politikë”, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, ky veprim i Shalës nuk kaloi pa një reagim të zakonshëm të Serbisë.

“Unë nuk e hoqa beretën, në Parlament nuk kishte ndonjë problem. Por të nesërmen e kam kuptuar bujën e madhe që kishte bërë kjo në rrjetet sociale dhe mediat austriake, pikërisht për faktin se federata serbe atje kishte kërkuar sqarim nga kryetari i parlamentit se pse pozoi me përfaqësuesen e Kosovës me beretën e UÇK-së, që ata e cilësonin si një beretë të një organizate terroriste”, tha Shala.

Ndër të tjera, Shala shtoi se nuk e ka pasur për tendencë që të provokojë askënd, duke theksuar se e dinte që brenda parlamentit nuk kishte përfaqësues nga Serbia.

 

Të ngjashme

Të fundit