Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka folur në lidhje me një klauzolë që e lejon Erling Haalandin të largohet nga Manchester City në drejtim të “Los Blancos”.
I pari i madrilienëve tha se nuk e ka idenë se një klauzolë e tillë ekziston, por, gjithsesi, theksoi se i ka lojtarët e duhur në skuadër.
“Nuk e kam idenë nëse një klauzolë e tillë ekziston. Gjithsesi, ne kemi lojtarët e duhur në skuadër”, tha fillimisht ai.
Perez u pyet edhe për çështjen e Kylian Mbappes, por që u përgjigj shumë shkurt.
“Nuk ka kuptim të flasim për këtë. Ne kemi Vinicius dhe Rodrygo që janë lojtarë të fortë”, përfundoi ai.