Tregu i transferimeve ka nisur të trazohet dhe një nga emrat që bie në sy në axhendën e gjigantëve evropianë është Florian Wirtz.
Mesfushori i talentuar 21-vjeçar i Bayer Leverkusen ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit me paraqitjen e tij të shkëlqyer këtë sezon dhe ata e shohin atë si zëvendësuesin ideal të Toni Kroos.
Edhe pse kishte spekulime për një transferim të mundshëm në radhët e Bayern Munichut, raportimet e fundit zbulojnë interesimin e Real Madridit për lojtarin. Sipas këtyre raportimeve, klubi bardhezi do të mendonte seriozisht për nënshkrimin e Wirtz, por jo gjatë kësaj vere, por për sezonin në vijim.
Real Madrid e sheh Wirtzin si kandidatin ideal për të zëvendësuar Toni Kroos në mesfushë. Me njoftimin e pensionimit të gjermanit pas Euro 2024, klubi Merengue kërkon të sigurojë një zëvendësim cilësor dhe beson se gjermani i ri përshtatet në mënyrë të përkryer në atë rol.
Wirtz, kontrata e të cilit me Leverkusen është deri në vitin 2027, është i fokusuar në skuadrën e tij aktuale dhe finalen që sot e luan në Ligën e Evropës. Edhe pse Real Madridi është i interesuar për shërbimet e tij, lojtari nuk po mendon të largohet nga Leverkusen këtë verë. Kjo është arsyeja pse Real Madrid do të vë bast për nënshkrimin e tij në verën e vitit 2025.
E ardhmja e Florian Wirtz po shfaqet si një nga temat më të nxehta në botën e futbollit në muajt e ardhshëm. Me klubin spanjoll që ndjek nga afër lëvizjet e tij në tregun e transferimeve, pritshmëria për ardhjen e tij të mundshme në Bernabeu vazhdon të rritet, ndërsa talenti i ri vazhdon të shkëlqejë në skenën evropiane.