Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës, ku deri tani janë numëruar 34 vendvotime nga gjithsej 268.

Sipas rezultateve të fundit, LDK renditet e para me 30.36% të votave, ndjekur nga Vetëvendosje (VV) me 21.66%, PDK me 21.38%, dhe AAK me 10.45%.

Në listën e LDK-së, bartës liste dhe kandidati më i votuar është Përparim Rama me 3,216 vota. Pas tij renditen:

Bujar Gashi me 211 vota

Bekim Gashi me 153 vota

Milazim Vitija me 147 vota

Fadil Aliu me 124 vota

Tek Vetëvendosje, bartëse liste dhe më e votuara është Mrika Limani Myrtaj me 2,272 vota, e ndjekur nga:

Gëzim Sveçla me 170 vota

Jeta Bujari me 123 vota

Feim Osmani me 96 vota

Avni Osmani me 93 vota

Në PDK, më e votuara dhe bartës liste është Uran Ismaili me 2,302 vota. Pas tij vijnë:

Besianë Masmurati me 127 vota

Agron Canolli me 115 vota

Leutrim Retkoceri me 92 vota

Ilirik Musliu me 87 vota

Deri tani janë numëruar vetëm 12.69% e votave, pasi përfundimi i numërimit kërkon përpunimin e edhe 234 vendvotimeve të mbetura.

Prishtina do të shkojë në balotazh më 9 nëntor për zgjedhjet për Kryetar Komune, ku do të përballen dy kandidatët më të votuar: Përparim Rama nga LDK dhe Hajrulla Çeku nga Vetëvendosje