6.3 C
New York
Monday, December 29, 2025

Buy now

Përditësohen rezultatet, kandidatët më të votuar nga VV, PDK, LDK dhe AAK

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga numërimi i mbi 10 përqind të votave të kandidatëve për deputetë.

Votat janë nga 272 vendvotime, teksa në total janë 2 mijë e 557.

Nga rezultatet e deritashme, tek lista e VV’së më i votuari është Albin Kurti me 37 mijë e 26 vota. Pas tij renditen Glauk Konjufca me 28 mijë e 972, Hekuran Murati me 15 mijë e 143 vota, Albulena Haxhiu me 14 mijë e 823 vota dhe Donika Gërvalla me 13 mijë e 16 vota, shkruan Reporteri.net.

Lista e më të votuarve të VV’së vazhdon me Xhelal Sveçlën dhe Hajrulla Çekun.

Nga PDK, më të votuarit janë Bedri Hamza me 16 mijë e 119 vota, Arian Tahiri me 7 mijë e 646 vota, Përparim Gruda me 7 mijë e 186 vota, Uran Ismaili me 5 mijë e 656 vota dhe Sala Jashari me 5 mijë e 83 vota.

Pas tyre, renditen Vlora Çitaku e Arben Mustafa.

Tek lista e LDK’së, prin Lumir Abdixhiku me 8 mijë e 85 vota.

Pas tij renditen Hykmete Bajrami me 5 mijë e 71 vota, Ukë Rugova me 4 mijë e 381, Doarsa Kica Xhelili me 3 mijë e 971 vota dhe Avdullah Hoti me 3 mijë e 870.

Lista vazhdon me Kujtim Shalën dhe Armend Zemajn.

Tek AAK, i pari renditet Ramush Haradinaj me 4 mijë e 214 vota.

Lista vazhdon me Daut Haradinajn me 2 mijë e 694 vota, Besnik Tahiri 2 mijë e 572, Bekë Berisha 1 mijë e 829 vota dhe Burim Ramadani 1 mijë e 692 vota.

Time Kadriaj dhe Agim Çeku janë kandidatët që pasojnë në listën e më të votuarve të kësaj partie.

Rezultatet për secilin kandidat mund t’i ndiqni në këtë link: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/mcc.

Në zgjedhjet e djeshme fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje, që iu afrua 50%. Pas VV’së u rendit PDK, LDK dhe AAK.

Të ngjashme

Të fundit