Në përditësimin e fundit nga Komisioni Qendror Zgjedhor për votat e diasporës të dërguara me postë janë numëruar gati se gjysma e pakove – përkatësisht 47% e tyre.
Lëvizja Vetëvendosje po kryeson me 51% të votave – dukshëm më poshtë se trendi agresiv i votës që mbante në votimet nëpër konsulata dhe ambasada.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e dyta me 29.7% të votës së diasporës me kusht.
Partia Demokratike e Kosovës ka 8.1% ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 4.15%
…
LVV: 14 mijë e 432 vota
LDK: 8 mjë e 360 vota
PDK: 2 mijë e 293 vota
AAK: 1 mijë e 167 vota