Pas numërimit të 92.58% të votave për kandidatët për deputet, koalicioni “Kosova Fituese” ka siguruar 8 deputetë.
Gara po bëhet më e ngushtë brenda AAK-së dhe NISMA’s për mandatet për deputet.
Sipas të dhënave të fundit, Ramush Haradinaj ka fituar 38,346 vota, Fatmir Limaj 22,528 vota, dhe Daut Haradinaj 22,099 vota. Bekë Berisha ka marrë 13,192 vota, ndërsa Time Kadriaj 13,161 vota.
Arbëreshë Krasniqi dhe Xhevahir Izzmaku kanë siguruar mandate falë kuotës gjinore.
Gara më e ashpër është mes Lahi Brahimaj të AAK-së, që ka 10,775 vota, dhe Vesel Krasniqi të NISMA’s me 10,529 vota.