2.8 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Përditësimi i fundit, deri në tri orë pritje për të dalë nga Kosova

- Advertisement -

Bazuar në këto të dhëna, pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin deri në tri orë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ndërsa kolona e veturave është mbi një kilometër.

Pritje mbi dy orë po regjistrohen edhe në Merdarë, ku kolona e automjeteve ka arritur në 1.2 kilometra.

Pritje të gjata ka edhe në Jarinjë. Për të hyrë në Kosovë pritjet po zgjasin deri në një orë, ndërsa për të dalë qytetarët po presin deri në dy orë.

Edhe në pikat kufitare Muçibabë dhe Mutivodë, pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin deri në dy orë.

Ndërkaq, në pikat e tjera kufitare situata është e qetë dhe nuk ka pritje në hyrje-dalje.

Të ngjashme

Të fundit