3.2 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Përbërja e re e KPK’së, “transparencë” e “pavarësi”, Albulena Haxhiu: Qëllimi ynë i qartë dhe më i fortë se asnjëherë

- Advertisement -

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka quajtur “hap të madh për transparencë dhe pavarësi” ndryshimin e përbërjes së Këshillit Prokurorial, ndërsa foli për qëllimin “e fortë” të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë drejtim.

“KPK me përbërje të re, hap i madh për transparencë dhe pavarësi. Si rezultat i ndryshimeve të miratuara, nga janari 2026 Këshilli Prokurorial i Kosovës fillon punën me përbërjen e re ligjore prej 7 anëtarë. Për dallim nga përbërja e kaluar, balanci mes anëtarëve prokurorë dhe jo‑prokurorë është dukshëm më i afërt. Kjo siguron që KPK, si një institucion kyç për funksionimin e drejtësisë, të mos mbetet një rreth i mbyllur i grupeve të interesit brenda sistemit prokurorial, por të përfshijë edhe zëra të pavarur nga jashtë, që marrin vendime pa u ndikuar nga askush”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Haxhiu tha se “sapo të konstituohet Kuvendi, do të sigurohemi që edhe anëtari i mbetur jo‑prokuror të zgjidhet pa vonesa, përmes një procedure që garanton përzgjedhjen e një kandidati të përgatitur dhe pa ndikime politike, e i cili propozohet nga Komisioni me përbërje profesionale, ashtu siç parasheh Ligji i ri”.

“Si përfaqësues të besuar të qytetarëve, mbetemi të përkushtuar të çojmë deri në fund pjesën tjetër të reformës në drejtësi. Qëllimi ynë është i qartë dhe më i fortë se asnjëherë më parë, një sistem i drejtësisë plotësisht i pavarur, i paanshëm dhe i pandikuar as nga jashtë e as nga brenda, që u ofron qytetarëve drejtësi efikase dhe të besueshme”, shkroi ajo.

Këtë muaj nis zbatimi i Ligjit për plotësim ndryshimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) përmes të cilit parashihet që KPK të ketë 7 anëtarë, nga 13 anëtarë që kishte me ligjin e vjetër, siç raportoi dje Betimi për Drejtësi.

KPK, që deri në fund të 2025, nga 13 anëtarë që e përcaktonte ligji dhe kishte dhjetë anëtarë të emëruar, numri i anëtarëve do të bie në 7.

Bazuar në përcaktimet ligjore të cituara del se anëtarë të KPK mbeten, Visar Krasniqi, Dardan Vuniqi, Milot Krasniqi, Arian Gashi dhe ushtruesi detyrës së kryeprokurorit, Agron Qalaj.

Ndërsa Elza Bajrami-Kastrati përmes rrugëve ligjore pranë gjykatës pret që të konfirmohet si anëtare e KPK,  ne bazë të mandatit të fituar me 1 nëntor 2025 në Konferencën e Përgjithshme të Prokurorëve të shtetit kishte marr 74 vota kundrejt kandidates, Merita Gaka që kishte marr 58.

Në rast se Bajrami-Kastrati konfirmon mandatin edhe me vendim gjykate KPK në përbërje do të ketë 6 anëtarë, duke mbetur që 1 pozitë të plotësohet prej Kuvendi.

Të ngjashme

Të fundit