Rozë

Përbërësi i çuditshëm me të cilin Dua Lipa kombinon akulloren e saj!

By GAZETA SCANNER 1

November 21, 2023

Ylli i muzikës pop Dua Lipa ka publikuar pak ditë më parë këngën e saj të re, ‘Houdini’, dhe ka nisur fushatën për ta promovuar, duke përfshirë edhe daljet në emisione radiofonike.

E pyetur për marrëdhënien e saj me akulloren, 28-vjeçarja tha se e urren akulloren me çokollatë. Bukuroshja tha se zgjedh shijen e vaniljes dhe i hedh vaj ulliri dhe kripë deti mbi të. Ajo pohon se këtë kombinim të vaniljes, vajit të ullirit dhe kripës ia ka mësuar shumë njerëzve që tani e shijojnë akulloren e tyre njësoj si ajo.

Sipas burimeve të njohura që merren me shijen, në këtë kombinim vaji i ullirit zë vendin e shurupit dhe veçanërisht nëse është i një cilësie të mirë, nxjerr në pah lëndën yndyrore tashmë të pranishme në akullore, duke i dhënë asaj një shije të veçantë. Shtimi i kripës e bën aromën edhe më të shtresuar, duke theksuar kontrastin mes të ëmblës dhe të kripurës./TAR/