Është zhvilluar përballja e parë e futbollistëve shqiptarë në sezonin e ri në MLS, ku Giacomo Vrioni ishte nikoqir i Xherdan Shaqirit.
Në një ndeshje spektakolare New England Revolution dhe Chicago Fire kanë ndarë pikët në një barazim 3-3.
Të dy futbollistët shqiptarë e nisën ndeshjen nga minuta e parë dhe qëndruan në fushë gjatë gjithë takimit.
Por ishte Xherdan Shaqiri që ka lënë gjurmë në këtë sfidë, pasi ka dhuruar një asistim spektakolar në golin e parë.
Ylli gjilanas lëshoi një top të mrekullueshëm nga gjysma e fushës për sulmuesin grek Georgios Koutsias i cili realizoi me lehtësi për 0-1.
Për Shaqirin ky ishte asistimi i tretë këtë edicion në 10 takime, derisa ende nuk ka gjetur golin.
Në anën tjetër Giacomo Vrioni në 11 ndeshje të zhvilluara këtë edicion në MLS ka realizuar tre gola.
New England Revolution pas këtij barazimi mbetet në vendin e tretë të Konferencës së Lindjes me 25 pikë, derisa Chicago Fire ndodhet në pozitën e 12-të me nëntë pikë më pak.