11.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Përballja Spanjë – Francë, kush pati më shumë fitore?

- Advertisement -

Sonte me fillim nga ora 21:00, në “Allianz Arena” do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e “EURO 2024”, ku përballë njëra – tjetres do të jenë dy kombëtare gjigande, Spanja dhe Franca.

Mbetet të shihet se cila nga ato do të jetë në finale të Kampionatit Evropian më 14 korrik.

Por, kush pati fitore më shumë në përballjet zyrtare?

Sipas të dhënave të UEFA-s, deri më tani janë zhvilluar 36 përballje në mes të “Furisë së kuqe” dhe “Tre kolorëve”.

Spanja ka triumfuar në gjithsejt 16 përballje, Franca në 13 derisa shtatë lojë janë kryer baraz.

Spanjollët i kanë shënuar 64 gola kurse francezët 39 gola.

Në çerekfinale, skuadra e Luis de la Fuentes, e eliminoi nikoqirin e këtij kampionati Gjermaninë, pasi krejt në fund të vazhdimeve Mikel Merino, realizoi golin që ‘fundosi’ gjermanët, derisa ajo e Didier Deschamps, e eliminoi Portugalinë, pas ekzekutimit të penaltive.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit