-7.2 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Përballja me Trepçën ’89, presidenti Aliaj: FC “Suhareka” do të bëjë mikpritje të mirë, synojmë fitore si rezultat i punës dhe jo i dhunës

- Advertisement -

Ditën e premte do të zhvillohet ndeshja derbi e Ligës së parë në mes FC “Suhareka” dhe “Trepça ‘89”. Kjo llogaritet ndër derbit e kësaj jave sepse të dyja ekipet janë pretendentë për të hyrë në Superligë.

E për këtë derbi ka shkruar edhe presidenti i FC “Suhareka”, Rrustem Aliaj i cili ka thënë se ky ballafaqim do të jetë më i forti më mes këtyre dy skuadrave dhe që do të zgjojë edhe kureshtjen e të gjithë sportdashësve.

“Përballja derbi e së premtes në javën e 6-të e Viva Fresh Ligës së parë grupi “A”, ku FC Suhareka është mikpritëse e skuadrës nga  Mitrovica FC  Trepça 89 padyshim do të jetë ballafaqimi më i fortë që zgjon kureshtjen e të gjithëve. Ne vijmë pas një pas barazimi të hidhur në Istog ndërsa Trepça 89 vjen pas humbjes  si nikoqire nga Vallëzimi. Prandaj, shikuar në përgjithësi kjo do të jetë ndeshje e fortë. Ndërsa, FC Suhareka si gjithnjë do të bëjë mikpritje të mirë, ndërkaq synojmë fitore si rezultat i punës dhe jo i dhunës.”, ka shkruar Presidenti Aliaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit