Barcelona dhe Real Madridi do të përballen këtë fundjavë në finale të Copa del Rey.
“Los Blancos” gjenden në një moment të vështirë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe për shkak të ngecjes prapa në garën për titull të kampionit në La Liga.
Sidoqoftë, trajneri Carlo Ancelotti e sheh sfidën e së shtunës si shpresë për ta shpëtuar sezonin.
Mirëpo, “Merengues” do të përballen me Barçën në super-formë në një “El Clasico” që pritet të jetë mjaft i zjarrtë.
“A është Reali jo-favorit? Nuk do të thosha që jemi shumë prapa. Duket se ata janë më mirë se ne, por të thuash që Real Madridi është jo-favorit në një finale më duket paksa e ekzagjeruar. Mund të ndodh gjithçka”, deklaroi Ancelotti.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet të shtunën mbrëma duke filluar nga ora 22:00.