8 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Abdixhiku flet për zgjedhjet në nëndegë të LDK-së në Prishtinë: Kemi regjistrim rekord

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kanë krijuar 87 nëndega në lagjet e Prishtinës.

Abdixhiku ka thënë se për herë të parë që nga viti 1990, ka punuar në ristrukturimin gjeografik të kryeqytetit.

“Gjatë gjithë verës kemi punuar në ristrukturimin gjeografik të Prishtinës. Një proces i bërë për herë të parë që nga viti 1990. Kemi organizuar nga një nëndegë për pothuajse secilën lagje në kryeqytet. I kemi krijuar plot 87 nëndegë. Kemi krijuar edhe Komisione për secilën nga to, e kemi regjistruar anëtarësi – rekord – për çdo nëndegë.” – ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai tutje ka thënë se në 4 nëndegët e para të Prishtinës, kanë filluar zgjedhjet, duke shtuar se po vërehet pjesëmarrja masive e anëtarësisë dhe qytetarëve, të cilët po besojnë në programin e LDK-së, Rruga e Re.

“Ky proces jo vetëm që ka nisur mbarë, por me pjesëmarrje masive të anëtarësisë e qytetarëve që besojnë në Rrugën e Re e programin e djathtë të Lidhjes Demokratike, ai po shndërrohet në konfirmim të besimit qytetar ndaj punës tonë. Kemi parë energji të jashtëzakonshme tek secili, kemi parë rini e gra si asnjëherë më parë. Kemi parë entuziazëm e mobilizim për platformën tonë. Po e mbyllim javën me përplot gëzim.” – ka njoftuar tutje kryetari i LDK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit