Lajme

Për tri orë u mblodhën afro 500 mijë euro për familjet që pësuan nga vërshimet

By GAZETA SCANNER 1

January 26, 2023

Për tri orë janë mbledhur afro 500 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëve e bizneseve, që janë bërë pjesë e iniciativës për t’i ndihmuar familjet që pësuan nga vërshimet, raporton televizioni publik.

Shumë artistë e figura publike, i janë bashkuar mbrëmjes humanitare, “𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤ë 𝐢𝐚 𝐝𝐚𝐥𝐢𝐦”.

Këtu nuk janë llogaritur transaksionet bankare dhe format e tjera të donacioneve, por vetëm ato që janë regjistruar përmes telefonatave.

Ky organizim po transmetohet drejtpërdrejt në T7, RTK dhe Klan Kosova.