8.5 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Për tre muaj, 15 policë japin dorëheqje vullnetarisht

- Advertisement -

Rritja e pagave dhe e shtesave për rrezikshmëri, sigurimi shëndetësor, pensionimi i parakohshëm e shumë çështje tjera janë kërkesat kryesore të zyrtarëve policorë tash e një kohë.

E mosrealizimi i këtyre kushteve, po çon edhe në dorëheqjen e zyrtarëve policorë.

Tëvë1 ka siguruar një kërkesë për dorëheqje nga një pjesëtar i Policisë me gradën Rreshter, i cili u shpreh se këtë po e bën për shkak të kushteve ekonomike.

“Për shkak të kushteve ekonomike duke përfshirë pagën mujore, shtesat për rrezikshmëri, shtesat për shujta ditore si dhe shtesat tjera, dhe gjendjen time shëndetësore të cilat nuk më mundësojnë për të mbajtur familjen time. Sa për informim tuaj unë me pa dëshirën time detyrohem që të lëshoj Policinë për shkak se kushtet e cekura si më lart më pamundësojnë që të bëj një jetë normale unë dhe familja ime”.

E kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri thotë se që nga fillimi i këtij viti rreth 15 zyrtarë kanë dhënë dorëheqje.

Sipas tij, kjo është shqetësuese dhe pritet që muajve në vazhdim të ketë dorëheqje më të mëdha.

“Dyshoj shumë se pritja nuk do të jetë e gjatë dhe dyshoj se në verën e hershme apo pranverën e vonë do të kemi dorëheqje më shumë prej Policisë së Kosovës, dorëheqje vullnetare pikërisht për shkak të kushteve”, tha Zeqiri.

Rritje të pagës për policët e përmirësim të kushteve po kërkon edhe një nënkolonel në pension i Policisë.

“Është e domosdoshme që të intervenohet në bazë të inflacionit të ngritën edhe pagat, për arsye se kemi raste që shpeshherë Policia mbetet në mes të muajit pa të holla edhe udhët shpeshherë nëpër rajone të shënohet në minimarkete që në fund të rrogës t’ua paguajë atyre”, tha Refki Morina.

Gjatë vitit të kaluar pjesëtarët e Policisë së Kosovës protestuan dy herë para objektit të Qeverisë së Kosovës duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit