Aktorja e “Gossip Girl” dhe “Sisterhood of the Traveling Pants”, Blake Lively, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt, ndau disa foto me bark të rrumbullakët në Instagram këtë fundjavë.
“Këtu janë fotot e mia shtatzënë në jetën reale, kështu që 11 djemtë që presin jashtë shtëpisë sime për pamje, do të më lënë të qetë. Ju më trembni mua dhe fëmijët e mi”, ka shkruar Lively.
“Faleminderit të gjithë të tjerëve për gjithë dashurinë dhe respektin dhe për vazhdimin e mosndjekjes së llogarive dhe publikimeve që shpërndajnë foto të fëmijëve. Ju keni të gjithë fuqinë kundër tyre. Dhe faleminderit mediave që kanë një “politikë jo fëmijë.” Ju të gjithë bëni ndryshimin. Shumë dashuri!”, ka shtuar ajo.
Postimi ka marrë afro 7 milionë pëlqime që nga e shtuna.
Lively, 35, njoftoi javën e kaluar se ajo dhe bashkëshorti i saj, ylli i “Deadpool”, Ryan Reynolds, 45 vjeç, po presin sërish të bëhen prindër.
Çifti u martua në shtator 2012 dhe kanë tri vajza: James 7 vjeçe, Inez 5 dhe Betty 2.